Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Militantët sfidojnë Bashën, thërrasin në skenë Azem Hajdarin

Nga Ejona 0

Nga: L. Skiro

Fytyra e Lulzim Bashës u bë si dyll në ekranin e televizionit kur militantët e PD, protestues para Kuvendit, nisën të thërrasin: ‘Azem, Azem- Ti je gjallë!’.

Kjo thirrje është dëgjuar për herë të parë dhe fuqishëm në 14 shtator 1998, kur arkivoli i Azem Hajdarit- Hero i Demokracisë, u soll para selisë së kryeministrisë. Që atëherë thirrja për Azem Hajdarin se ‘ti je gjallë!’,  një thirrje më shumë mashtrim për të verbrit militantë, është dëgjuar përsëri. Por nuk është lëshuar kjo thirje asnjë herë para fytyrës së Lulzim Bashës.

Lulzim Basha bëri të gjitha përpjekjet për të bërë zero themeluesit e PD; ashtu si edhe për të zbehur figurën e Azem Hajdarit e të Sokol Olldashit.

Kohët e fundit, Basha e të tijët, kanë sulmuar bijën e Azem Hajdarit- deputete, vetëm pse nuk dorëzoi mandatin, duke mbajtur anën e Perëndimit dhe të ligjit.

Sonte militantët e PD u detyruan të thërrasin ‘Azem, ti je gjallë!’, njësoj si të thërrisnin ‘Ku je Azem, hajde na shpëto se lideri është koti”.

Veritas.com.al/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej