Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Militantët e “Agimit të Artë” dhunojnë barbarisht avokaten

Nga Media 1

Avokatja greke Eugenia Kouniaki është dhunuar në ambientet jashtë Gjykatës së Athinës nga aktivistë të “Agimit të Artë”.

Eugenia Kouniaki, të mërkurën e kaluar po dilte nga gjykata së bashku me dy gra të tjera në momentin që është sulmuar nga aktivistët.

Ata ishin duke protestuar kundër procesit që po zhvillohej kundër një prej anëtarëve të “Agimit të Artë” pikërisht për agresione të kryera më herët.

Avokatja është shprehur se ka pasur policë të shumtë në vendngjarje, megjithatë askush nuk i pengoi militantët e ekstremit të djathtë që ta godasin me grusht në fytyrë.

Policia ka shoqëruar disa prej tyre në polici, por të gjithë janë të lirë pasi Kouniaki nuk ka mundur të identifikojë personin që e ka goditur.

“Nuk e di cili prej tyre është, as emrin nuk ia di”, ka deklaruar ajo.

Në këtë mënyrë një tjetër akt i dhunshëm i “Agimit të Artë” mbetet i padënuar. Ndërsa vetëm para disa ditësh eksponentë të kësaj force kanë ndërhyrë në paradën e që po bënin disa nxënës shkolle vetëm për faktin se flamurin grek e mbante një fëmijë shqiptar.

Komente (1)

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej