Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Milani mposhtet nga Sampdoria

Nga Klodiana 0

Milani është mundur nga Sampdoria në përballjen e sotme me rezultatin 2:0 në transfertë.

Skuadra e Milanit dhe loja e krijuar përgjatë 90 minutave nuk ishte në nivelin e duhur, ndërsa skuadra e Sampdorias ishte superiore duke shënuar dy gola në portën e mbrojtur nga Donaruma.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa golat u shënuan në pjesën e dytë përkatësisht në minutat e 72 të takimit me autor Duvan Zapata, i cili përrfitoi nga një gabim i Kristian Zapatës duke hapur shifrat e takimit.

Pas akordimit të minutave shtesë vjen dhe goli i dytë i Sampdorias, ky rezultat gjunjezoi endrrrën e Milanit për të treguar forcën si ekip pretendent në sezonin e ri në kampionatin italian.

Milionat e shpenzuara për të krijuar një ekip të riformatuar nuk po jep rezultat tek ekipi i Milanit, ndërsa shqetësuese mbeten disa reparte në mbrojtje dhe në sulm për kuq e zinjtë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej