Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Migjeni dhe nxënësi me plis bore, një fotografi trishtueshmërisht e bukur nga Puka 

Nga Alma Nikolli 0

Nga Alma Nikolli

Kur mësues Migjeni u nis me dhanë mësim në Pukë ishte prilli i vitit 1936. Ishte pranverë. Stina kur çelin lulet. Por në Pukë dimri nuk mbaron në Pranverë, ka ndodhë që dëbora i zbardh malet edhe në maj. Në Pukë dimri nuk mbaron as në verë. Dielli shndrit, por zemrat janë të ftohta. Varfëria ende është siç e përshkruante poeti i madh dikur.

Ndoshta të vegjlit nuk janë më teshashqyer si nxënësi i Migjenit dikur, por janë ëndrra arnuar. Qyteti asht i bukur por nuk të jep me hangër, le ma me qenë i lirë… me qenë sikur do kishte dashtë mësues Migjeni. Si çdo qytet tjetër po e braktisin, siç kam ba edhe unë para shumë vitesh.
Në ditët e fundit të këtij vitit, “News 24” tregoi historinë e një familjeje të varfër në Pukë. Katër vogëlushe sy shkruara, të bukura si lulet ngjyra-ngjyra që mbushin livadhet e Pukës në Pranverë, shikonin të atin teksa qante për varfërinë që u dhuroi edhe këtë fundvit që shkoi.
E të gjitha këto, mësues Migjeni ndoshta edhe i sheh, teksa qëndron mendueshëm me nxënësin në prehër. Migjeni përjetësisht poet i mjerimit, e nxënësi përjetësisht tesha shqyer. Kjo është statuja e përjetësuar në Pukë, statuja që flet pa folë, se ende gjallon, statuja që në dimën ka ftohtë.
E meqë në këto ditë të ftohta pak kush menon me ja ngrohë zemrën Migjenit, duke i thanë që Luli i tij i vocërr nuk ka ma shokë, natyra ban të vetën. “Thur” një plis të bardhë borë për Migjenin e një për nxënësin tesha shqyer. Një fotografi trishtueshmërisht e bukur!
*Fotografia e publikuar nga “Puka Albania”
Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej