Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Migjeni çorri maskën/ Shqiptarkat ishin si të gjithë të tjerët, bëheshin edhe prostituta

Nga Media 0

Nga Ismail Kadare

Në poemat dhe dramat e shkrimtarëve tradicionalistë vajzat dhe gratë shqiptare ishin “zana” të vërteta, modele të virtytit të kulluar. Me këtë të fundit kuptohej në radhë të parë refuzimi prej tyre i dashurisë dhe i çdo shenje tjetër emancipimi.

Migjeni në novelat e tij, duke qeshur me sarkazëm, po më shumë me dhembje, i çorri maskën këtij mashtrimi. Ai e dinte se me këtë akt do të ndillte tërbimin konservator, i cili në këtë pikë, më lehtë se në çdo tjetër, do të mund ta shfaroste.

…shqiptarkat ishin si të gjithë të tjerët. Ato i nënshtroheshin të njëjtave ligje të zhvillimit. Në rrethana të caktuara ato, gjithashtu, mund të zvetënoheshin, gjersa të shtyra nga nevoja, të bëheshin edhe prostituta. Madje kishte syresh që ndërkaq ishin bërë të tilla. Dhe jo diku në bulevardet e Europës, por mu në hundën e të gjithëve, në Shkodër, “kështjellën mijëvjeçare të namuzit.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej