Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Metës i ngec ora te varrezat greke

Nga Media 1

Për kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta, çështja e varrezave greke nuk është çështje e së shkuarës, ndërsa Çështja Çame është e së kaluarës.

Në një intervistë për Top-Channel, Meta foli për kërkesën që i ka bërë Presidenti grek lidhur me varrezat greke në Shqipëri. Në përgjigje, Meta është sjellë si një “europian” i vërtetë duke shprehur i gatshëm të deklarojë se Shqipëria është e angazhuar të respektojë standartet europiane për këtë çështje.

Kjo kërkesë ka gjetur një zgjidhje me vetë marrëveshjen mes dy vendeve në fillimin e këtij procesi dhe do të rimblidhet pas disa kohësh komisioni i përbashkët për këtë çështje. Ne jemi vend europian dhe jemi angazhuar të respektojmë standardet europiane”, tha Meta. Ai ka përsëritur qëndrimin e tij: “kemi treguar vullnetin e Kuvendit për një klimë sa më të mirë në marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Kjo klimë nuk është detyrë vetëm e qeverive. Por, krijimi i një terreni të qëndrueshëm për të diskutuar në mënyrë konstruktive shumë çështje që i trashëgojmë nga një e kaluar e vështirë”, tha kreu i Kuvendit.

Gjatë vizitës në Greqi, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë e cilësoi Çështjen Çame si një çështje e së shkuarës, duke u tërhequr nga qëndrimi i tij i 15 viteve më parë, kur kërkonte kthimin e pronave të popullsisë çame, bazuar në respektimin e të drejtave të njeriut. Qëndrimi aktual i Metës është krejt i ndryshëm edhe nga qëndrimi aktual i qeverisë shqiptare dhe atij të Brukselit që e cilësojnë një çështje e të drejtave të njeriut që kërkon zgjidhje përmes bisedimeve mes dy vendeve.

Komente (1)

  1. Meta legen ,hajdut batakçi.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej