Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Meta-Tsipras: Çështjet e së shkuarës të mos dëmtojnë të ardhmen

Nga Media 0

Bilanci i një vizite të dështuar të kryeparlamentarit shqiptar në Greqi. Përfilli varrezat e greke e klasifikoi të së shkuarës Çështjen Çame.

Plagët e vjetra që janë në historinë e vendeve tona nuk duhet të dominojnë marrëdhëniet tona.”

Ky është qëndrimi i përsëritur i kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta që mbajti edhe sot në takimin me kryeministrin e Greqisë, Aleksis Tsipras. Kryetari i Kuvendit ka vazhuar me të njëjtën gjuhë, të pamjaftueshme, siç e konsideron Shpëtim Idrizi, qëndrimin e tij për Çështjen Çame. Ai rithekson se duhet konstruktivitet dhe standarte europiane për të zgjidhur të gjitha çështjet e mbartura nga e kaluara.

Natyrisht, si të gjithë fqinjët, në historinë e marrëdhënieve tona kemi disa plagë, por nuk janë këto që dominojnë marrëdhëniet tona. Ato dominohen nga interesat e përbashkëta dhe dihet që një plagë edhe kur e përkëdhel, prapë e lëndon.

Por unë besoj që ne me urtësi dhe vullnet pozitiv, jo vetëm që do t’i japim një hov të ri marrëdhënieve të gjithanshme shqiptaro-greke, sepse kjo është një kërkesë e qytetarëve tanë, por dhe t’i trajtojmë në mënyrë konstruktive sipas edhe përkatësisë europiane që na takon të gjitha çështjet e mbartura nga e kaluara”, tha Meta pas takimit me kryeministrin e Greqisë, Akleksis Tsipras.

Sot është dita e tretë e vizitës së kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta në Greqi dhe gjatë kësaj vizite ai i është shmangur shumë qëndrimit të mbajtur nga qeveria shqiptare, por kryesisht nga Brukseli, për Çështjen Çame.

Prej disa muajsh Çështja Çame është në tryezën e bisedimeve mes Shqipërisë dhe Greqisë. Kryeministri Rama ka mbajtur një qëndrim të drejtpëdrejtë, ku i kërkon palës greke zgjidhjen e kësaj çështje bashkë me ministrin e jashtëm shqiptar Ditmir Bushati. Ndërkohë, zhvillimi më i rëndësishëm është ai i Brukselit ku Komisioneri Johanes Hahn kërkoi dhe nxiti bisedimet mes Shqipërisë dhe Greqisë për zgjidhjen e Çështjes Çame. Është hera e parë që kjo çështje bëhet pjesë e agjendës së BE-së. Por, kryetari i Kuvendit ka zgjedhur një tjetër rrugë, të ndërmjetme, atë mbi palët, si të ishte ban Ki Moon.

Meta mbyll sot një vizitë të dështuar sa i përket interesave shqiptare në Greqi pasi mbajti qëndrim të tërhequr për Çështjen Çame duke e klasifikuar atë si çështje të së shkuarës, ndërsa nuk e trajtoi si të këtillë, çështjen e varrezave greke në Shqipëri.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej