Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Meta takon Presidentin e FES: Programe për formimin profesional të të rinjve

Nga Klodiana 0

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, u prit në një takim të veçantë nga Presidenti i Fondacionit Friedrich Ebert (FES), Kurt Beck, të cilit i shprehu mirënjohjen për punën dhe mbështetjen e ofruar në zhvillimet sociale dhe politike në Shqipëri.

Meta u shpreh se: “LSI e vlerëson bashkëpunimin me FES sepse vlerat e Evropës së Bashkuar janë në thelb vlera të social-demokracisë, të lirisë, barazisë sociale dhe të solidaritetit”.

Beck vlerësoi vizitën e delegacionit të LSI-së në Berlin si një hap të rëndësishëm më tej në bashkëpunimin e ngushtë dhe e siguroi z. Meta se FES qëndron i gatshme të ofrojë ekspertizën e tij politike në mbështetje të avancimit të vlerave social-demokrate dhe të mirëqeverisjes në Shqipëri.

Duke biseduar për përgatitjen e të rinjve shqiptar në tregun gjithnjë e më dinamik të punës, z. Meta dhe z. Beck, ranë dakord që të intensifikohen programet konkrete që çojnë përpara formimin profesional të të rinjve, të cilët kanë nevojë për më tepër aftësi bashkëkohore dhe ‘know-how’ për të qenë më të konkurrueshëm.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>