Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Meta s’dekreton ministrin e Jashtëm, Rama: Refuzim i turpshëm e skandaloz. Ndjesë Kosovë!

Nga Media 0

Presidenti Meta ka refuzuar ditën e sotme emërimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm duke u  shprehur se Cakajt “i mungon përvoja dhe qëndrimet e tij publike lidhur me çështje thelbësore të politikës rajonale janë të papranueshme. Deklaratat e tij për ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi janë të rrezikshme dhe me pasoja të paparashikueshme”.

Për këtë vendim të Presidentit, i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Kryeministrit Rama, i cili e quan atë antikushtetues dhe të turpshëm, ndërsa i kërkon ndjesë edhe Kosovës.

“Refuzimi i Presidentit për dekretimin e Ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm. Argumentat e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin. Ndjesë Kosovës për këtë turp”, ka shkruar Rama.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej