Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

Meta-Schroeder: Dekriminalizim total jetës politike dhe parlamentare

Nga Skenderi 0

Kryetari i Kuvendit  Ilir Meta në takimin me Kancelarin e Gjermanisë Gerhard Schroeder, është shprehur se pas Reformës në Drejtësi duhet dekriminalizuar e gjithë jeta politike e parlamentare shqiptare.

Në këtë drejtim u nda bindja e përbashkët se duhet punuar më shumë për të evituar çdo retorikë konfliktuale dhe për të rritur besimin mes palëve, veçanërisht në trajtimin e çështjeve madhore të integrimit evropian.

Schroeder duke iu referuar reformës konsensuale të sistemit të drejtësisë nënvizoi se ka arsye të mjaftueshme për të qenë pozitivë për të ardhmen evropiane të Shqipërisë dhe tërë rajonit të Ballkanit.

Gjithashtu Kancelari Schroeder u shpreh se Gjermania do t’i qëndrojë fjalës së saj për të mbështetur avancimin e Shqipërisë drejt procesit të negociatave për anëtarësim në BE dhe vuri në dukje se “ka ardhur koha që Shqipëria jo vetëm të marrë vendimet e duhura, por edhe t’i zbatojë ato”.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej