Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Meta pret rekomandim pozitiv nga Komisioni Europian

Nga Klodiana 0

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta evidentoi rolin kyc të partisë që drejton në realizimin e reformave, sidomos asaj në drejtësi.

Meta apeloi për bashkëpunim për të përmbushur kriteret për integrim në Bashkimin Europian.

Ilir Meta: “Ne presim javën e ardhshme një rekomandim pozitiv nga Komisioni Europian për çeljen negociatave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Padyshim që roli i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka qenë kyç për realizimin e shumë reforma në vend dhe në mënyrë të veçantë për arritjen e konsensusit për reformën kryesore, atë të drejtësisë.

Sepse vetëm përmes bashkëpunimit për çështjet më të mëdha që i interesojnë të ardhmes afatgjatë të vendit dhe qytetarëve tanë, ne do të arrijmë të plotësojmë të gjitha ato standarde që kërkon anëtarësimi në Bashkimin Europian, por që kërkon edhe përmirësimi i vazhdueshëm i standardeve të jetesës së qytetarëve tanë”

Deklarata e kryeparlamentarit vjen një javë para se Komisioni Europian të thotë fjalën e fundit për celjen e negociatave për Shqipërinë.

/Oranews.tv/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>