Ka than' i moçmi: 

"Çlirim i një populli nuk do të thotë liri e tij duke skllavëruar një tjetër."

Faik Konica

Meta: Përshëndes marrëveshjen, kjo është qeveri e besimit

Nga Klodiana 0

“Shqipëria ishte buzë greminës tani jemi të qetë sepse bulevardi është i lirë dhe demokracia është aty. Tani të gjithë janë pjesë e garës, 25 qershori do të sjellë surpriza”.

Kështu ka deklaruar Presidenti i zgjedhur Ilir Meta në një dekalaratë për mediat.

“Dua të shpreh kënaqësinë time pasi sot jemi të gjithë më të qetë dhe të lehtësuar se dy ditë më parë kur zgjedhjet dhe demokracia ishin në buzë të greminës.

Dua të falënderoj të gjithë ata faktor konstruktiv në mënyrë të veçantë SHBA dhe BE-në që dhanë kontributin e tyre për të pasur zgjedhje gjithëpërfshirëse në mënyrë që qytetarët shqiptarë të kenë zgjedhje sipas standardeve.

Kjo është e rëndësishme për vendin dhe të ardhmen e tij dhe është mjaft e rëndësishme qetësia për qytetarët.

Seanca do të mblidhet në momentin kur të jenë të gatshme të gjitha procedurat për zbatimin e kësaj marrëveshje e cila ka disa elementë. Së dyti, shqiptarët ishin të rrezikuar nga zgjedhjet pa opozitën. Tani të gjithë duhet të jenë të qetë sepse tani ka garë dhe padyshim do të ketë surpriza.

Dua t’ju siguroj që LSI është sjellë në mënyrë të përgjegjshme dhe ka qenë forca e parë që ka insistuar për dialog dhe ka qenë e gatshme për krijimin e qeverisë së besimit. Tani e kemi. LSI ka qenë e gatshme për të dhënë të gjitha postet. LSI e ka forcën tek rinia dhe jo tek ministrat.

Fat i madh që bulevardi është i lirë dhe demokracia është në bulevard. Do të ketë surpriza”, u shpreh Meta në deklaratën për mediat.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej