Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Meta: Nuk duhet as t’i mendojmë zgjedhjet pa opozitën

Nga Ejona 0

“Edhe pse mazhoranca i ka votat për zgjedhjen e presidentit të ri nuk do të përfshihet në këtë proces pa opozitën”- deklaron kryeparlamentari Ilir Meta

Kryetari i Kuvendit u shpreh se ezaurimi i raundit të sotëm pa kandidat për presidentin e ri  ishte një tregues i vullnetit për të respektuar procedurat.

“Ezaurimi i raundit pa kandidat ishte tregues i durimit dhe vullnetit për të patur mundësinë edhe për të biseduar me opozitën, për një proces bashkëpunues dhe konsensual.

Dihet që mazhoranca i ka numrat për të bërë një zgjedhje të plotë të Presidentit, por besojmë që ky është një proces shumë i rëndësishëm që kërkon bashkëpunimin e radhës. Konferenca vendosi që raundi tjetër të jetë nesër, por kemi kohën e duhur për të diskutuar këtë çështje në tryezë,”– tha Meta.

Sa i takon kërkesave të opozitës për zgjedhjet e qershorit,  kreu i LSI-së tha se nuk mbështet çdo kërkesë të sajën, pasi në të kundërt do të ishte bashkë me të në çadër.

 “Duhet ta mendoj që Shqipëria të ketë zgjedhje pa opozitën. Kam qenë i prirur që të kuptoj shqetësimet e tyre. Për dekriminalizimin kemi qenë shumë të qartë, jo për ti dhënë të drejtë opozitës, por janë çështje që duhet ti godasim fortë që të rrisim besueshmërinë. Ndërsa unë nuk mund të them se opozita ka të drejtë në të gjitha kërkesa te saj, pasi nëse do ta mendoja këtë gjë do isha dhe unë në çadër. E mirëkuptoj shqetësimin e tyre. Do marr në konsideratë çdo rekomandim që Partia Popullore Europiane do bëjë për tejkalimin e ngërçit, por duhet të përgatitemi për pikat e takimit.”-shprehet Meta.

Pas dështimit të raundit të parë, Konferenca e Kryetarëve ka vendosur që ditën e nesërme në orën 15:00 të jetë raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta tha se kjo ishte tregues i durimit nga ana e mazhorancës për të biseduar me opozitën.

Mungesa e kandidatëve për president ka çuar në dështimin e raundit të parë të procesit për zgjedhjen e Presidentit të ri të Shqipërisë.

Komisioni i ligjeve u mblodh sot sipas përcaktimeve të rregullores së kuvendit dhe përcaktoi se asnjë kandidat nuk është paraqitur. Në këto kushte Komisioni në zbatim të Kushtetutës, i paraqiti seancës plenare këtë raport me qëllim mbylljen e procedurave për raundin e parë të zgjedhjes së Presidentit.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej