Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Meta në Vjenë: BE mos ta shohë Ballkanin si një lagje, por rajon të integruar

Nga Skenderi 0

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta deklaroi nga Vjena se Bashkimi Europian nuk duhet ta shohë Ballkanin si një lagje, por një rajon i integruar në BE.

I pranishëm në konferencën me temë “Brexit, BE, SHBA dhe roli i Shqipërisë për stabilitetin dhe sigurinë në rajon” në Vjenë, Meta tha se dera e integrimit duhet të mbetet e hapur për të gjithë rajonin .

“Shqipëria mbështet plotësisht 3 prioritetet kyçe të Kryesisë Austriake të OSBE-së, gjatë vitit 2017 – duke ofruar mbështetjen tonë në drejtim të zbutjes së konflikteve të vazhdueshme, duke luftuar kundër çdo tendence fetare radikale në rajonin tonë dhe sigurisht duke punuar për forcimin e institucioneve tona, gjë që do të ndihmojë për kthimin e besimit të qytetarëve tek institucionet qeverisëse”, u shpreh Kryetari i Kuvendit.

Më tej Meta tha se Shqipëria po ecën përpara në mënyrë të qëndrueshme në rrugëtimin e saj drejt integrimit europian dhe se është një shembull pozitiv që dëshmon se integrimi në BE mund të shërbejë si një motor për procesin e reformave në vend.

“Shqipëria po bën pjesën e saj për të rritur standardet e qeverisjes dhe të tregojmë rezultate konkrete partnerëve tanë europianë. Reforma vendimtare dhe historike në drejtësi do të rindërtojë të gjithë sistemin e drejtësisë dhe shpresojmë ta riorganizojë për mirë. Kjo reformë kushtetuese historike do të forcojë shtetin e së drejtës, do të krijojë një sistem drejtësie më të paanshëm”, tha Meta.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej