Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Meta: Ministria e Jashtme nuk mund të kthehet në autoshkollë

Nga Media 0

Vijojnë komentet në distancë mes kryeministrit Rama dhe presidentit Meta rreth çështjes së refuzimit për të dekretuar kandidatin për ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, Genti Cakaj.

Meta ka shkruar sot se MEPJ-ja nuk mund të kthehet në “autoshkollë”, ku – siç thotë, – “ustai i madh kërkon të mësojë ‘gjeniun’ sesi të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor”, duke nënvizuar se sot ndodhemi në momente të rëndësishme të sfidave rajonale.

Presidenti Meta shkruan:

Shqipëria do të jetë gjithmonë faktor paqeje e stabiliteti në rajon. Shqipëria do të ketë një lidership të besueshëm edhe në kryesimin e OSBE-së. Shqipëria e para”, përfundon komentin presidenti Meta.

“Sot, në momente të rëndësishme të sfidave tona rajonale, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë 🚗 ku ustai i madh kërkon të mësojë “gjeniun” si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor.
Partia Socialiste ka kapacitete të jashtëzakonshme në fushën e politikës së jashtme dhe Shqipëria ka shumë diplomatë të sprovuar, të cilët mund të vendosen në drejtimin e politikës sonë të jashtme, pa kaluar nga autoshkolla 🚗 e ndryshimit të kufijve në gjithë Ballkanin Perëndimor.
Shqipëria🇦🇱 do jetë gjithmonë faktor paqe e stabiliteti në rajon.
Shqipëria🇦🇱 do ketë një lidership të besueshëm edhe në kryesimin e OSBE-së.
SHQIPËRIA E PARA.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej