Ka than' i moçmi: 

"Shqipëria është një vend i bekuar me njëmijë bukurira, shkelur nga turma e cila ushqen njëfarë urrejtje ndaj bukurisë".

                                                                                       -Faik Konica

Meta-Haradinaj: Gjeni zgjidhje të mençura, afroni vendin me BE

Nga Klodiana 0

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka deklaruar se institucionet e Kosovës duhet të gjejnë zgjidhje të mençura dhe të përafrojnë vendin me integrimet evropiane.

Gjatë vizitës në Kosovë, ku u takua edhe me Kryeministrin e Kosovës, Haradinaj, Meta u shpreh se gjatë këtij takimi ka diskutuar me Haradinaj kryesisht në lidhje me perspektivën evropiane të Kosovës.

“Shpresoj shumë në angazhimin e mëtejshëm edhe të kryeministrit Haradinaj dhe të gjithë Qeverisë, por edhe të opozitës për të dhënë zgjidhje të mençura për të gjitha ato çështje të cilat do ta forcojnë pozitën ndërkombëtare të Kosovës. Në këtë drejtim, mund t’i sigurojmë Kosovës për mbështetjen tonë maksimale, gjithmonë në koordinim me Kryeministrin, me Presidentin dhe Parlamentin e Kosovës dhe të gjitha institucionet këtu”, – theksoi Presidenti Meta.

Meta tha se ndodhet për vizitë në Kosovë në përvjetorin e 12-të të vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, duke theksuar kështu rëndësinë e kujtimit të vlerave të tij.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej