Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

Meta: Çështja Çame kërkon zgjidhje, është çështje e të drejtave të njeriut

Nga Media 0

Çështja Çame është çështje e të drejtave të njeriut dhe si e tillë ajo kërkon zgjidhje.”

Kështu tha kryetari i Kuvendit Ilir Meta në një intervistë në Top Story. I pyetur për përplasjet në media me PDIU-në, Meta tha që nuk ka asnjë problem mes dy partive dhe se LSI është e interesuar për zgjidhjen e Çështjes Çame.

Kryetari i Kuvendit u përpoq të shpjegonte pozicionin e tij në debatet e kohëve të fundit lidhur me Çështjen Çame duke theksuar se çështja duhet të zgjidhet me qetësi dhe në rrugën diplomatike. Meta tha se e mirëkupton kryetarin e PDIU-së Shpëtim idrizi, kur i ngre më shumë tonet për zgjidhjen e kësaj çështje duke theksuar se Idrizi i përket komuniteti  të Çamërisë dhe PDIU e ka kauzën kryesore zgjidhjen e Çështjes Çame.

Meta foli edhe për debatin mes kryeprokurorit Llalla dhe ambasadorit të SHBA-së, Donald LU, për vetting-un dhe reformën në drejtësi në tërësi.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej