Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Meta: Angazhim më i madh për të varfërit

Nga Klodiana 0

Për njerëzit e varfër, që të kenë më shumë akses në arsim dhe shëndetësi”, ka deklaruar  Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në analizën vjetore të institucionit të Avokatit të Popullit.

Meta shtoi se “Komuniteti rom dhe egjiptian duhet të përfshihen më mirë në programet e strehimit, arsimit dhe punësimit. Është e rëndësishme që sa më shpejt të kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese që t’i hapet rrugë zbatimit të ligjit të vetting-ut, që është i rëndësishëm për të forcuar institucionet”.

Ndërsa Avokati i Popullit, Igli Totozani u shpreh: “Shumë njerëz sot janë të mënjanuar, sidomos ata më të varfërit dhe ata në pozitë të pafavorshme për shkak të gjinisë, moshës, paaftësisë, përkatësisë etnike apo vendndodhjes gjeografike. Ende sot ekzistojnë boshllëqe të mëdha midis familjeve që jetojnë në zonat rurale dhe urbane, si dhe shumë familje jetojnë në varfëri absolute dhe ekstreme, duke u privuar nga ofrimi dhe aksesi në shërbimet bazike”.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej