Ka than' i moçmi: 

“ Hani, vidhni, hiç mos mbeten, mbretër sa të hani veten...”
                                                                                        -Petro Marko

“Messi i ri”, shqiptari që po mahnit Europën! Barcelona po e ndjek

Nga Media 0

Shqiptarët e kanë në gjak futbollin. I radhës që duhet të krenohemi është Edon Zhegrova. I lindur në Gjermani, por me origjinë nga Kosova, i riu e ka marrë shkëlqimin në Belgjikë me skuadrën e Genk-ut.

Pak ndeshje me fanellën e skuadrës belge dhe ai ka fituar vëmendjen e të gjithëve, madje cilësohet si një prej talenteve më të mëdha të Europës. Mesfushori ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, madje edhe Barcelona ka treguar interes për të. Një shqiptar me fanellën e katalanasve, një ëndërr!

Talenti i 18-vjeçarit ka tërhequr vëmendjen e “Goal.com” që i ka kushtuar një speciale lojtarit me origjinë shqiptare. Titulli i shkrimit të lë pa fjalë direkt: “Edon Zhegrova: Supermagneti nga Kosova”.

Zhegrova është lindur në Gjermani, por nuk ka lidhje aspak me këtë vend. Ai lindi atje, pasi familja e tij ishte shpërngulur për shkak të luftës në Kosovë. Pas mbarimit të luftës, ai u kthye në vendin e tij të origjinës, Kosovë. Aty filloi të merrte edhe mësimet e para me topin dhe të luante në rrugët akoma të parregulluara nga bombardimet e luftës.

Prekja e tij e topit është mjaft e ëmbël dhe futbollisti e bëri sferën e lojës shokun e tij më të mirë. Fillimisht, talenti i tij ra në sy në moshën 12-vjeçare. Ai u përzgjodh fitues në një nga kampet që organizonte Milani për gjetjen e talenteve. Zhegrova u evidentua në një grup me lojtarë më të mëdhenj në moshë. Ai arriti të shënonte gola, të jepte asiste dhe të bënte driblime mjaft të mira. Në fund të këtij turneu, meritoi nofkën “Messi i Kosovës”.

Ai nisi hapat e parë të futbollit profesionit te skuadra e Flamurtarit të Kosovës, për të kaluar te Prishtina. Zhegrova është një miks ndërmjet Mesut Ozil-it dhe Arjen Robben-it. 18-vjeçari ka shpërthimin dhe shpejtësinë e holandezit dhe teknikën dhe vizionin e lojës së gjermanit.

Në moshën 15-vjeçare, Zhegrova zgjodhi të vazhdonte karrierën e tij në Belgjikë te skuadra e Standard Liege-it. Një skuadër jo shumë të madhe, por për këtë lëvizje e bindi Luan Ahmetaj. Ai kishte lidhje me ekipin e Prishtinës dhe ndikoi që të kryhej transferimi.

Në momentin që kaloi te skuadra belge, Zhegrova foli në prezantimin e tij. “Jam shumë i kënaqur për këtë lëvizje. Ëndërroj ekipin e Barcelonës”, – u shpreh Mesi shqiptar. Ëndrra duket se mund të bëhet realitet, pasi sipas asaj që tregon babai i tij, Barcelona po e vëzhgon.

“Barcelona po e monitoron atë”, – u shpreh i ati në marsin e 2017-ës. Në korrik të atij viti, ai kaloi nga St.Truiden në Genk. Ai luajti në korrik dy ndeshje, më pas pati probleme që e penguan të luante. Zhegrova u stërvit fort dhe u kthye në nëntor në dispozicion të skuadrës. Ai bindi të gjithë me aftësitë e tij të mira dhe u kthye në lojtar titullar. Ai u bë pjesë e formacionit duke qenë një ndër lojtarët më të rëndësishëm, madje gjeti edhe golin e tij të parë kundër ekipit të AS Eupen.

Mesfushori tashmë ka arritur një nivel tjetër dhe i lejon vetes paksa “arrogancë”. Ai flet edhe në lidhje me ekipet kombëtare që mund të luajë. Ai tregon se ka refuzuar ftesën e ekipit U-21 të Kosovës. “Më ka ftuar U-21 i Kosovës, por mendoj se jam më lart se aq. Nuk mendoj se duhet të luaj me U-21”. Ai tregon se për momentin nuk po mendon për kombëtaren, por vetëm të japë më të mirën në skuadrën e tij. “Nuk po mendoj për ekipet kombëtare, por po mendoj vetëm të jap më të mirën për ekipin tim të Genk-ut. Kosova nuk ka një ekip aq të mirë, pasi yjet më të mirë i luajnë për kombëtaret e tjera. Shqipëria mbetet një mundësi, po ashtu mund të luajë edhe për Belgjikën. Nuk kam asnjë ndeshje zyrtare me kombëtaret, prandaj mund të zgjedh”, – shprehet ai.

Zhegrova është vetëm 18-vjeç, por e di mjaft mirë se sa vlen. Shqiptari mund të na bëjë krenar në vitet e ardhshme, sigurisht nëse punon fort dhe nuk e kap sindroma “e shqiptarëllkut”.

https://eduasportin.com/lajme/messi-i-ri-shqiptari-qe-po-mahnit-europen-barcelona-po-e-ndjek

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej