Ka than' i moçmi: 

"Sod nuk don me dijt kush si je, po si dukesh e si paraqitesh."

- Anton Harapi

Mesila Doda: Të zbardhet masakra mbi shqiptarët e Çamërisë

Nga Luljeta 1

PDIU kërkesë Kuvendit për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm për Tragjedinë Çame.

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka depozituar në Kuvend kërkesën për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm për Tragjedinë Çame. Në këtë nismë kërkohet që të ngrihet një komision, i cili të zbardhë faktet dhe rrethanat për masakrën që ndodhi mbi shqiptarët e Çamërisë në vitin 1944. Në një konferencë për mediat nga kryesia e Kuvendit, deputetja e PDIU-së, Mesila Doda u shpreh se do të zbardhet masakra që ndodhi mbi shqiptarët e Çamërisë në vitin 1944.

Nisma e PDIU-së është depozituar qysh në datën 20 dhjetor të 2016-s. Kjo nismë ka të bëjë me ngritjen e një Komisioni të Posaçëm në Kuvendin e Shqipërisë, për evidentimin e fakteve, rrethanave dhe përgjegjësive të shpërnguljes me dhunë dhe masakrës mbi shqiptarët e Çamërisë në vitin 1944. Bëhet fjalë për një moment të historisë sonë, i cili nuk është zbardhur kurrë tërësisht. Ne nuk jemi njohur me përmasat e asaj tragjedie dhe për mënyrën se si erdhi. Kërkesa e PDIU-së ka për qëllim zbardhjen e këtyre fakteve dhe rrethanave.
Ka patur edhe komisione të tjera, të cilat kanë qënë me karakter historik, por në Kuvendin e Shqipërisë, është hera e parë që një nismë e tillë merr jetë. Kjo nismë vjen edhe si kërkesë jo vetëm e popullsisë çame në Shqipëri, por edhe si kërkesë e të gjithë shqiptarëve. Nga ana tjetër, nuk është plotësuar kurrë nga ana e shtetit shqiptar një dosje parlamentare, në të cilën të kemi të depozituara përmasat e tragjedisë, por edhe faktet që kanë sjellë këtë genocid”, – u shpreh Mesila Doda.

Kërkesa:

 

Komente (1)

  1. E Lexova me nekujdes kerkesen ,dhe mora kurajon te pasqiroj ndjenjat e mia .1,me vjen keq nga propozim qe beni se do te ruani sekret shkrimin qe tregon akoma frik dhe presion . 2si mund te marr parlamenti SHqiptar ne shqyrtim nje ceshtje kaq te madhe kombetare pa ber publik reabilitimin. ose kerlkuar falje ,ne TV per krimet qe beri diktatura. Nuk mjaftuan krimet greke mbi kete popullsi , por u desh te masakroheshin dhe ata qe i shpetuan.DO TE ISHTE NE TE MIREN EGJITH SH QIPTAREVE ZGJIDHJA E PROBLEMIT CAM .Per tu zgjidhur ceshtja came nuk duhen mar urdherat nga ATHINAJA ,POR DUHET TE NJIHEN KOPETENTET E SHITUR ME KULTUREN DHE HISTORIN E ATI POPULLI HEROIK. PER SA I PERKET KULTURES CAME ATY KU JU INTERESON GREKET I NJOHIN . psh vallet CAME OSMAN TAKEN, KATUSHEN, GAJDEN, VESHJET DHE KOSTUMET E THESPROTEVE ,POR DUHET TI NJOHIN EDHE TE DREJTEN E PRONAVE , SEPSE ATE KULTU R E KA USHQIER AJO TOK ,DHE SI E TILL NUK DUHET TE KET LIGJ TA MOHOJ .E DUA PUBLIK KOMEENTIN

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej