Ka than' i moçmi: 

"Është virtyt që njeriu të shohë dhe të njohë të metat e tij."

- Mit'hat Frashëri

Mesila Doda: Propozimet e Nikolin Jakës janë marrëzi

Nga 27.al 0

Mesila Doda është e vetmja politikane që ka reaguar ashpër ndaj propozimeve të kreut të Dhomës së Tregtisë për legalizimin e drogës dhe prostitucionit.

Ideja e hedhur në emisionet më të ndjekura në televizione është komentuar, thjesht një marrëzi, kur ekonomia mund të ketë të tjera prioritete dhe të zgjerohet si treg.

Ja si shprehet ajo në rrjetet sociale:

Shqipëria e mijëvjeçarit tjetër projekton zhvillimin e saj ekonomik me liberalizimin e drogës dhe prostitucionit. Nuk po i besoja veshëve, kur dëgjova kryetarin e Dhomës së Tregtisë që na tregoi pikat e forta ku duhej të ndryshonte ekonomia jonë dhe pashë që thuajse askush nuk ju kundërvu “makro plan-biznesit drogë-prostitucion”.

A ka ndonjë mundësi të projektohet rritja ekonomike duke ndihmuar turizmin, agroturizmin, bujqësinë, artizanatin, energjinë, të fuqizohet ekonomia duke e parë si një rë tërë bashkë me Kosovën, të fuqizojmë lekun si monedhë kombëtare… A ka mundësi të mendojmë për një strategji të vërtetë fuqizimi mbarëkombëtar e të mos lëshojmë marrëzi të tilla???

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej