Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Mesila Doda në “Open”: Kush është ky kryeministër që e quan median “kazan” dhe oficerin “horr”? (film)

Nga 27.al 0

Mesila Doda, sekretare e përgjithshme e PDIU-së, u shpreh në emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasili që rasti i Xhisiela Malokut tregon se kemi një sistem të kontaminuar.

“Kemi një sistem të kontaminuar. Ai djali (Rexhep Rraja) doli nga gjyqi dhe tha: “…do ta shohim në votime”. Sistemi nuk është në shërbim të viktimës. Rasti tregon që nuk shkohet te institucionet po nuk pate mbrojtje politike. Nuk kemi shpëtim. Ky vend ka nevojë për normalitet. Të vijë dikush që nuk qeveris me hajdutë”, tha Doda.

Mesila Doda u shpreh se si ka mundësi që një kryeministër mund të fyejë.

“Është burrë shteti ky? Si guxon ky burrë shteti t’i thotë medias “kazan”, t’i thotë një oficeri “horr”? Kush është ky? Kush është ky?”, u shpreh Doda.

Më tej ajo u tha që dhuna është një bashkëudhëtare e shoqërisë tonë dhe shteti ku jetojmë nuk bën asgjë për ta ndalur.

“Dhuna është një bashkëudhëtare e shoqërisë tonë. Sipas meje dalja në dritë e këtij fakti ka sjellë një krizë të dukshme në shoqëri. Nëse e marrim në parim qysh në momentin që del rasti kuptojmë jo vetëm inkriminim, por më vijnë në mendje ata që mbledhin votat kundër dëshirës së qytetarëve.

Bashkë me këtë kemi një dalje të policisë, vënien me dije të shkallëve eprore, që jo vetëm nuk përgjigjen, por djali i një politikani dhunon.

Prokuroria nuk ka bërë asnjë veprim të vetëm për rastin, madje nuk ka bërë zë. Vepron vetëm me bilbilin e politikës”, vijoji më tej.

Open/ Doda: Sistemi nuk është në shërbim të viktimës

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej