Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Mesila Doda: Micotaqis gjen në Shqipëri politikanë që nuk shohin më larg se hunda e tyre

Nga Klodiana 0

Pas deklaratave të kryeministrit të ardhshëm të Greqisë, Micotaqis që Çështja Çame nuk ekziston, ligjvënësja e PDIU-së, Mesila Doda ka reaguar sërish, duke bërë një reflektim të shkurtër mbi politikanët shqiptarë.

Sipas saj, nëse klasa politike greke qëndron e bashkuar në marrinë e vet nacionaliste dhe anti-europiane, në Shqipëri ka politikanë që për “inat të sime vjehrre, shkoj e fle me mullixhiun”.

Shënimi i Mesila Dodës:

Të gjithë krahët politikë në Greqinë “europiane” sillen njësoj, arrogantë e meskinë. Vazhdojnë mohojnë një krim të spastrimit etnik dhe në këtë absurditet janë të gjithë bashkë, qeveri dhe opozitë…

Vetëm në Shqipëri ndodh që një pjesë e politikës vrapon të mbështesë fqinjin në sjelljet e tij arrogante e antishqiptare, me shpresë se do godasë kundërshtarin politik.

Kjo është dhe arsyeja pse sot jemi të ndarë e të prapambetur. Një klasë politike, e cila nuk sheh më larg se hunda e vet.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>