Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Mesila Doda: Luftën nuk e kemi mes veti

Nga Media 0

E ardhmja e faktorit shqiptar është e ndritur, vetëm nëse jemi bashkë dhe vendosim të jemi faktor progresi e paqeje

“Luftën nuk e kemi mes veti”, shkruan deputetja e PDIU-së, Mesila Doda lidhur me debatin që ka pasuar vizitën e kryeministrit Rama në Beograd. Përmes një mesazhi në facebook, deputetja Mesila Doda thekson se ata që po i mëshojnë idesë së “kombit kosovar” nuk e kanë nga dashamirësia, por nga pozitat e ulëta të intrigantit të vogël e kompleksit të inferioritetit të politikanit e intelektualit të paformuar.

Ja çfarë shkruan Doda:

Sa ndihmësa paska pas’ Beogradi… e detyrueshme të rrisim presionin e opinionit publik mbi këta filozofët e kombit kosovar. Nuk e kanë nga dashamirësia, e as nga vizioni europian… e kanë nga sindroma e Stokholmit dhe nga mendësia e intrigantit të vogël e kompleksit të inferioritetit të politikanit e intelektualit të paformuar.

Kundër çdo tentative për te përçarë Kombin. E ardhmja e faktorit shqiptar është e ndritur vetëm nëse jemi bashkë dhe vendosim të jemi faktor progresi e paqeje. Luftën nuk e kemi mes veti.”

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej