Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Mesila Doda kujton Dritëroin: Mos ma kujto…

Nga Klodiana 0

Pas lajmit të hidhur për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, deputetja Mesila Doda është shprehur që Dritëroi iku dhe la pas vepra e poezi më shumë se të bukura. Ajo, madje publikon një poezi, të cilën e vlerëson ndoshta si më e verteta mes tyre.

Mos ma kujto

E shkuara ka çaste dhe orë të hidhura, mos ma kujto
për shembull, më pe me duar të lidhura, mos ma kujto!

Për shembull më pe në rrugë të pirë, mos ma kujto,
Të pirë e të humbur, të sharë e të grirë, mos ma kujto!

Për shembull më rrahën dy-tre vagabondë, mos ma kujto,
Tek shihja një grerëz, tek rrinte mbi gonxhe, mos ma kujto!

Për shembull pësova diku një disfatë, mos ma kujto,
Dhe gjumi s’më zinte me ditë e me natë, mos ma kujto!

Për shembull më pe duke ecur e qarë, mos ma kujto,
Mbështetur pas murit me zemër të vrarë, mos ma kujto!

Për shembull më pe duke ngrënë e gënjyer, mos ma kujto,
Të prishur, të shturur, të rënë e te thyer, mos ma kujto!

Për shembull në shtrat s’u bëra për burrë, mos ma kujto,
I turpshëm u drodha si qengj nën lëkurë, mos ma kujto!

E shkuara ka orë dhe çaste të hidhura, mos ma kujto,
Ka drojtje dhe heshtje, kur lipsen të thirrura, mos ma kujto!

Dritëro Agolli

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej