Ka than' i moçmi: 

"Sod nuk don me dijt kush si je, po si dukesh e si paraqitesh."

- Anton Harapi

Mesila Doda: Çështja Çame edhe njëherë po tentohet të futet në kalendat greke

Nga Media 1

Nuk mundet që kryeparlamentari Meta në vitin 2016 të kërkojë më pak nga ç’ka kërkuar kryeministri Meta në 1999, kur kërkonte kthimin e pronave dhe respektimin e konventave ndërkombëtare.”

Kështu deklaron deputetja e PDIU-së Mesila Doda, në një reagim të saj lidhur me deklaratat e kryetarit të Kuvendit Ilir Meta për Çështjen Çame, gjatë vizitës së tij në Greqi.

Deputetja e PDIU-së, i kujton Metës deklaratën që ai ka bërë, kur ishte kryeministër në vitin 1999 e kur kërkonte kthimin e pronave dhe respektimin e konventave ndërkombëtare për popullsinë çame.  Mesila Doda kërkon nga të gjithë faktorët politikë shqiptarë të flasin njëzëri për Çështjen Çame, pas deklaratës së komisionerit të BE-së Johanes Hahn, një moment kur Brukseli si asnjëherë më parë e sheh Çështjen Çame jashtë agjendës dypalëshe dhe si një çështje të drejtave të njeriut që duhet zgjidhur. Çështja Çame, thekson deputetja Doda, nuk mund e nuk duhet të tentohet të futet edhe një herë në kalendat greke.

Deklarata e plotë

mesilaMe deklaratën e fundit të Komisionerit Hahn si asnjëherë më parë Çështja Çame doli nga korniza e marrëdhënieve dypalëshe. Brukseli u shpreh dhe kërkoi që të trajtohej në paketën e çështjeve që qëndrojnë pezull midis dy shteteve. Në këto kushte gjithë politika shqiptare do duhet të flasë me një zë të vetëm, Një dhe pa asnjë ekuivok, pa shprehje dykuptimshe e gjuhë të lidhur në takime zyrtare e aq më keq t’i jepet oksigjen qëndrimeve arkaike e agresive të Kotzias e gjithë të tjerëve që janë bashkëfajtorë, kur mbulojnë një krim genocidi të konsumuar nga paraardhësit e tyre. Çështja Çame është çështje e të drejtave të njeriut dhe nuk futet dot në kalendat greke me shprehje të tipit kemi qasje të ndryshme, sepse qasje të ndryshme kemi 100 vjet që i kemi patur për këtë çështje dhe pikërisht indiferenca e pafuqia e shtetit amë lejoi që të digjej e vritej një krahinë e tërë e një popull hero e martir.

Shteti shqiptar ka memorje të vetën në deklarimet dhe kërkesat zyrtare. Bash për këtë nuk mundet që një delegacion zyrtar i kryesuar nga kryeparlamentari Meta në vitin 2016 të kërkojë më pak nga ç’ka kërkuar kryeministri Meta në 1999, kur kërkonte kthimin e pronave dhe respektimin e konventave ndërkombëtare, kur ministri i jashtëm Panariti kërkonte para homologut grek që të fillohen diskutimet përkatëse për Çështjen Çame dhe kur Parlamenti i Shqipërisë miratonte Rezolutën Çame që është një akt zyrtar e i detyrueshëm.

Historia e Shqipërisë ka modele nga më të ndryshmet përgjatë udhëtimit të saj nëpër vite, ka Mujo Ulqinak, por ka edhe Esat Pashë Toptan. Varet kë model një politikan kërkon dhe zgjedh.

Komente (1)

  1. Ilir Meta eshte grabitqar

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej