Ka than' i moçmi: 

"Çlirim i një populli nuk do të thotë liri e tij duke skllavëruar një tjetër."

Faik Konica

Mesila Doda: Ata që patën merak tregun çam, tani le të merren me tregun kinez (film)

Nga Loneta 0

Deputetja e PDIU-së Mesila Doda, përgjatë emisionit “Opinion” në TV Klan, ka përmbledhur me një batutë marrëveshjen politike mes Ramës dhe Bashës, në orët e para të ditës së sotme.

Doda tha se të gjithë ata që patën merak tregun çam, të merren me tregun kinez kësaj radhe, duke nënkuptuar se marrëveshja politike mes kryeministrit Rama dhe kreut të PD-së, Basha nuk është asgjë tjetër përveçse një pazar politik. (minuta e 4:45)

Ajo ka akuzuar partitë e mëdha PD-PS për marrëveshjen, për zgjedhjet e 25 qershorit, sipas të cilës partitë e vogla do të dalin të vetme në zgjedhje.

Deputetja e PDIU-së është shprehur se kjo ka si synim zhdukjen e partive të vogla dhe është një pazar mes partive të mëdha.

E vetmja gjë që arriti kjo marrëveshje është që partitë e vogla të mos futen në zgjedhje”, tha ajo.

Më tej, Doda tha se ata u ulën bashkë pas presionit të LSI dhe PDIU.

E dini pse u ulën ata të dy bashkë, sepse dje LSI dhe PDIU u tha se nuk mund të vazhdoni kështu, uluni e zgjidhni ngërçin. Dhe rënë dakord që të ulen bashkë vetëm e vetëm që të mos kenë koalicione”, u shpreh deputetja e PDIU-së.

/opinion.al/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej