Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Mesazhi i Merkel, Basha: PD do marrë përgjegjësitë për të siguruar zgjedhje të lira

Nga Skenderi 0

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vlerësuar mbështetjen që Gjermania i ofron Shqipërisë në procesin e integrimit.

Më një postim në rrejtin social facebook pas takimit Rama-Merkel Basha shkruan se “Shqipëria është me fat që ka mbështetjen e Gjermanisë në përpjekjet e saj për përparim dhe integrim europian. Ne i jemi veçanërisht mirënjohës Kancelares Merkel për mirëkuptimin dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme ndaj Shqipërisë”.

Gjithashtu Basha siguron Kancelaren dhe popullin gjerman se “shqiptarët janë të vendosur të përqafojnë të gjitha vlerat europiane dhe të ndërtojnë një shoqëri të denjë për të gjithë, duke luftuar krimin, drogën, korrupsionin dhe duke e çliruar politikën prej tyre”.

“Partia Demokratike dhe unë do të marrim përgjegjësinë tonë në gjendjen ku ndodhet vendi, veçanërisht për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe zbatimin sa më parë të reformës në drejtësi” shruan Basha.

basha

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>