Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Mesazhi i “Plisave” në Loro Boriçi: Eshtrat do gjejnë qetësi kur Kosova të jetë Shqipëri

Nga Klodiana 0

Tifozët ultras të Prishtinës, ashtu si herët e tjera, mbushën shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, ku Shqipëria u përball me Skocinë duke pësuar një disfatë të thellë 0-4.

Mes mbështetjes së zjarrtë dhe korave të tifozëve, ajo që bëri përshtypje, ishte pankarta a shpalosur nga “Plisat”, në të cilën shkruhej:

“Vitet kalojnë dhe vdekja do të arrijë
Por eshtrat e mi do të kenë qetësi
Vetëm kur Kosova me paqe a stuhi
Do t’i bashkohet nënës Shqipëri”.

“Plisat” është tifogrupi nga Prishtina, që nuk pranon përfaqësuesen e Kosovës si kombëtare, ndërsa janë shprehur vazhdimisht, se shqiptarët kanë vetëm një kombëtare.

Ndërkohë kujtojmë se ndërsa Shqipëria dergjet mes grupit të ferrit që rrezikon rënien në Ligën D, Kosova tenton të dalë e para e grupit për të synuar kualifikimin direkt për në Euro 2020.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej