Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

Merkel pretendente për çmimin Nobel të Paqes

Nga Klodiana 0

Kancelarja gjermane, Angela Merkel,  u vlerësua ndërkombëtarisht për trajtimin e krizës së refugjatëve, të krizës së borxheve të Evropës, e cila u përzgjodh mes 376 pretendentëve për çmimin Nobel të Paqes.

Qendra e universitetit “Coventry” për Besimin, Paqen dhe Marrëdhëniet Sociale nominuan kancelaren 62-vjeçare, Merkel  duke e përshkruar atë si një kampione të paqes, e cila është angazhuar për një botë më të bashkuar.

Revista amerikane “Forbes” e ka quajtur atë si një nga gratë më të fuqishme në botë, që prej vitit 2011 si dhe ajo u emërua si “Njeriu i Vitit” nga revista “Time” në vitin 2015.

Angela Merkel ishte zgjedhja evidente”, tha shefi i qendrës “Coventry”,  Mike Hardy.

“Kërkova njohjen e saj si një kampione e paqes pas asaj çfarë ajo bëri për Gjermaninë e ndarë si dhe për angazhimin e saj të palëkundur për një botë më të bashkuar”, shtoi ai.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej