Ka than' i moçmi: 

"E çka duhet me ba ma tepër për me kenë shqiptar?!"

Dom Ndre Zadeja

Merkatoja verore/ Partizani e Skënderbeu me përforcime të bujshme

Nga Klodiana 0

Vetëm në 3 javët e fundit të mbetura nga merkatoja verore, Partizani finalizoi një goditje cilësore falë ndikimit të Luciano Moggit dhe drejtorit të ri sportiv, Antonello Preiti.

Te “demat e kuq” do të luajë këtë sezon mesfushori panamez Erik Herrera, një futbollist teknik që ka spikatur në ligat italiane, por tani do të provojë një aventurë të re në vendin e shqiponjave.

25-vjeçari nën kontratë me Leccen i kaloi dy sezonet e fundit në huazim te Melfi dhe Paganese, por me këtë të fundit pati një formë totalisht negative dhe asnjë gol. Mbetet për t’u parë nëse te Partizani do të justifikojë milionat e kontratës.

Te Skënderbeu ka firmosur sulmuesi kosovar, Shend Kelmendi, një i ri premtues që provon për herë të parë Kategorinë Superiore. Futbollisti që u aktivizua sezonin e fundit me Prishtinën kalon për 3 sezone te “ujqërit e dëborës” dhe shton konkurrencën në repartin sulmues.

Ndërkohë, te Kukësi vazhdojnë problemet me mesfushorin Izair Emini, që nuk ka ndërmend të shkëputet nga faza përgatitore me Shkëndijen, si dhe portierin Enea Koliçi. Për këtë të fundit, kampionët mohuan konfliktet, por fakt mbetet që gardiani vazhdon të jetë larg skuadrës verilindore.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej