Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Mercenarët grekë pjesmarës të genocidit në Srebrenicë në vitin 1995

Nga 27.al 0

3

Njohësi i gjeopolitikave në Gadishullin e Ballkanit, historiani Arben Llalla këto ditë ka publikuar disa foto shumë domethënëse në lidhje me kontributin e mercenarëve grekë në luftrat e Jugosllavisë.

Ai nëpërmjet këtyre dokumentave autentike tregon se mercenarët grekë kanë marrë pjesë në genocidin e Srebrenicës në vitin 1995 kundër popullsisë myslimane të atjeshme.

Në një foto të tyre me udhëheqësin serb Radovan Karaxhiç dallohet qartë flamuri i Republikës së Greqisë. Karaxhiç u dënua nga Gjykata e Krimeve të Luftës në Hagë, kurse këta grekë ende jo.1

Po kështu në një tjetër foto gjenerali serb i Bosnjës, Ratko Mlladiç paraqitet me uniformë të ushtrisë greke pas genocidit në Srebrenicë, më 1995. Ai bashkë me mercenarët grekë festojnë për këtë spastrim etnik. Dallohen qartë shenjat e ushtrisë së Republikës së Greqisë në veshjen e famëkeqit Mlladiç.2

Rreth 100 grekë morën pjesë në gjenocidin e Srebrenicës më 1995, kundër popullsisë myslimane, por askush nga ata nuk u dënua për këtë genocid. Në këtë foto të fundit janë disa mercenarë grekë në vitin 1995, Srebrenicës.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>