Ka than' i moçmi: 

"Sod nuk don me dijt kush si je, po si dukesh e si paraqitesh."

- Anton Harapi

Mentor Mazrekaj, dënim “kapital”

Nga 27-shi 0

Trajneri Sormani nuk ka qoftë edhe një minutë për fantazistin Menqa edhe për ndeshjen e Kupës së Shqipërisë, kundër modestëve të Kevitan

Partizani ka luajtur dje ndeshjen e turit të parë të Kupës së Shqipërisë ndaj një kundërshtari shumë modest, Kavitanit që ndodhet në Kategorinë e Dytë dhe megjithëse në fushë ishin kryesisht futbollistë që janë aktivizuar më pak, sërish trajneri Sormani nuk gjeti qoftë edhe një minutë për Menator Mazrekajn. Mesfushori prishtinas ka kohë që po pret momentin e tij, gjithsesi gjithçka po i bëhet shumë më e vështirë se sa mendohej. Mazrekaj ka qenë një nga futbollistët më të rëndësishëm të Partizanit, që nga moment kur ka mbërritur në klubin e kuq, në vitin 2013, duke qenë prezent në 82 ndeshje, si dhe ka shënuar 12 gola. Menqa, siç i thërrasin tifozët, është prej më të kërkuarit prej tyre, aq sa mungesa e tij e gjatë ka ndikuar në prishjen e marrdhënieve të tyre me stafin teknik dhe një pjesë të drejtuesve të klubit, ndërkohë që edhe për specialistët është fantasia që i mungon kësaj skuadre.

6

Përgatitësi atletik i Partizanit, Kristiano Xhanoti

Por trajneri duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga vendimi i tij për ta mbajtur larg skuadrës, gjë që është forcuar edhe nga debatet shpesh të ashpra që futbollisti ka pasur me përgatitësin atletik, Kristiano Xhanoti. “Diktatori” Sormani nuk jep dritë jeshile, ndërkohë që përpara mbylljes së federimeve, Mazrekajt nuk iu lejua huazimi tek Kukësi, klubi që kishte interes për shërbimet e mesfushorit kosovar.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej