Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Memoriali për emigrantët e mbytur do të ketë emrin e vogëlushit Aylan (film)

Nga Skenderi 0

Në Kalabri të Italisë do të ndërtohet Varreza Ndërkombëtare e Emigrantëve e cila do të mbajë e “Aylan Kurdi”, vogëlushit sirian i cili u gjet i vdekur në brigjet e Turqisë.

Në komunën Tarsia të provincës së Kozencës do të ngrihet monumenti më i madh i dedikuar tragjedisë së emigrantëve, ku do të varrosen trupat e emigrantëve të paidentifikuar e të mbytur në Mesdhe në tentativën e tyre për të ardhur në Itali.

Ngritja e kësaj varreze është një ide e Lëvizjes “Të drejtat civile” e kryetari i saj Franco Corbelli, njëkohësisht dhe promotor i kësaj iniciative në një deklaratë për mediat ka deklaruar: “Më në fund pas një beteje prej 3 vitesh e gjysëm, nisur pas tragjedisë së Lampeduzës më 3 tetor të 2013, arritëm një fitore historike civile, ngritjen e Varrezës Ndërkombëtare të Emigrantëve, një vepër e madhe humanitare për t’i dhënë dinjitetin e vdekjes emigrantëve viktima të tragjedive të detit, për t’i kujtuar brezave të ardhshme tragjedinë e sotme të emigracionit si dhe për të qënë një vend monumental reflektimi e kujtese për botën.”
Varreza Ndërkombëtare e Emigrantëve do të shtrihet në një sipërfaqe prej 30 mijë metra katrorë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej