Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Meme-t e protestës

Nga Klodiana 0

Nga Laert Mezani

Në protestat e studentëve, përveç faktit që kërkesat e studentëve janë tërësisht legjitime dhe nuk është as qëllimi i këtij arikulli të bëhet vetëm palë, më dëfrejnë citimet e pankartave të përdorura gjerësisht gjatë protestave. Në kujtesën time janë shumë pak protesta që mund të cilësohen si apolitike, por që rrjedhin si pasojë e kërkesave që vijnë nga shtresa të ndryshme sociale, të nxitura jo më nga sloganet për ndryshim të njërës parti apo tjetër, por nga nevojshmërite e një populli. Të tilla janë protestat e dhjetorit, protestat e 97-ës dhe së fundi protesta e studentëve 2018 mbi tarifat universitare. Në të trija rastët kanë faktor të përbashkët mosmarrëveshjen e vendimeve qëverisëse mbi të qeverisurit, por ndër faktorët që i veçon është pikërisht përdorimi i pankartave ndër vite. Më lejoni termin pankartë për protestë apo tabela proteste, kuptimi është çfarëdolloj shkrimi në një sipërfaqje të dukshme që përcjell një mesazh, kërkesë apo manivestimin e arsyes së protestës. Në dy protestat e para, në fotografitë e protestave lexohen tabela me kërkesa eksplicite, drejtuar qeverisjes në përgjithsi, një organi qeverisës ose një personazhi specifik. Kërkesa si: “Jo më komunizëm!”, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”. “Duam paret tona!”, “Zgjohu Evropë!” etj etj, shprehnin pikërisht arsyet e protestës. Ndërkohë duke cituar përkufizimin në një artikull të “wired” përdorimi i tabelave të protestave duke administruar artin sublim të sarkazmës e gjejmë të evidentuar thellë vetëm te protesta e fundit. Një rol themeltar kanë luajtur influenca e rrjeteve sociale dhe veçanërisht “meme-t”. Si koncept ky i fundit është shumë më i hershëm dhe nuk i referohet vetëm formës vizuale, por përmbajtjes dhe mënyrës së shpërndarjes në shoqëri. Pra mesazhi, apo kërkesat e protestës nuk janë më eksplicite, por të trupëzuara në imazhe me një gjuhë që i drejtohet të rinjve, formë që e bën mesazhin akoma më viral( në konceptin e rrjeteve sociale) dhe përfshirës.
Pra, një protestë drejtuar nga të rinjtë, më pankarta, të cilat, nëse pyesim ata, të cilëve u drejtohen mesazhet me gjasa, nuk i shpjegojnë dot kuptimin, por kapin vetëm thelbin. Pra, një përdorim i sarkëzmës, sigurisht i huazuar nga kulturë e huaj, por therrëse dhe që e përmbush misionin e vetë. Imazhi që u bë protestë, protesta që morri frymë, fryma që solli ndryshimin. #mestudentët
Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej