Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Memaliaj/ Sekuestrohen 1772 kg lëndë narkotike, arrestohen 4 persona

Nga Rexhina Biba 0

Policia e Gjirokastrës ka evidentuar 6 raste të prodhimit dhe të shitjes së lëndëve narkotike në Memaliaj. Janë sekuestruar 1772 kg lëndë narkotike dhe një armë zjarri, ndërsa janë vënë në pranga 4 persona.

Mësohet se personat e arrestuar nga policia janë shtetasit, Besim Zika, Pëllumb Rona, Fetim Rona dhe Çoban Kalemi.

Policia bëri të ditur se në vendin e quajtur “Kodra e Miricës”, në fshatin Miricë, Memaliaj u gjetën 42 thasë me lëndë narkotike të dyshuar kanabis sativa, me peshë totale 1260 kg. Ndërkohë, në banesën e shtetasit G.G, në fshatin Maricaj, u gjetën 27 thasë me peshë totale 270 kg, ku vijon puna  për kapjen e këtij shtetasi. 160 kilogramë kanabis policia i sekuestroi në banesën e shtetasit Çoban Kalemi. Ndërsa 17 kilogramë iu gjetën shtetasit Besim Zika.

Gjithashtu edhe 3 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>