Ka than' i moçmi: 

"Populli nuk e pëson duke qenë i ditur."

- Pjetër Bogdani  

Memaliaj, kapen 50 kg kanabis, arratiset autori

Nga Ejona 0

Policia e Gjirokastrës pas hetimeve paraprake ka pikasur një automjet që transportonte lëndë narkotike i cili po lëvizte në rrugë dytësore.

Menjëherë efektivë të policisë i janë vënë në ndjekje dhe i kanë bërë me shënjë drejtuesit të mjetit me targa AA 976 BO të ndalojë. Drejtuesi i mjetit, shtetasi S.V, 49 vjeç, banues në Bulqizë ka shtuar shpejtësinë dhe ka tentuar t’i largohet policisë.

49 vjeçari ka braktisur automjetin në një arrë dhe është larguar duke përfituar nga terreni i vështirë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u konstatuan 5 thasë plasmasi ku brenda tyre kishte 50 kg të lëndëve narkotike.

Policia po vijon punën për arrestimin e autorit ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikesh”.

bz1 bz2

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>