Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Meksikë, shpërthim në tregun e fishekzjarreve, 29 të vdekur e 72 të plagosur

Nga Rexhina Biba 0

Si pasojë e një shpërthimi në një treg fishekzjarresh në Meksikë, kanë humbur jetën të paktën 29 persona dhe 72 të tjerë janë plagosur.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë lokale, sipas të cilave tregu ndodhet në Tultepec, 40 kilometra në veri të Meksiko Sitit dhe ishte i tejmbushur me qytetarë që blinin fishekzjarre për të festuar Vitin e Ri.

Rreth 25 ambulanca kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërsa autoritete kanë bërë apel që qytetarët të qëndrojnë larg kësaj zone.

Ende nuk dihen arsyet e këtij shpërthimi, pasi autoritetet që thonë se fillimisht janë të përkushtuar të kujdesen për njerëzit që kanë pësuar nga kjo ngjarje dhe më pas do të nisin hetimet për ngjarjen.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej