Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Meksikë, aplikacion për tërmetet

Nga Klodiana 0

Që prej goditjes së Meksikës nga dy tërmete të fuqishme në muajin tetor, të cilat morën më shumë se 460 jetë njerëzish, një “start up” paralajmërimi i quajtur “SkyAlert” i ka dyfishuar përdoruesit e tij në 5.8 milionë, gjë që e bën njërin prej aplikacioneve më të shkarkuara në vend.

“SkyAlert” ka gjetur treg të mirë edhe në shitjen e alarmeve për bizneset e vogla në kryeqytet, e tani po kërkon të zgjerohet në Amerikën Latine, duke përfshirë këtu Kolumbinë, Perunë dhe Kilin, ku nuk ekziston një sistem zyrtar paralajmërimi, megjithëse preken vazhdimisht nga tërmetet.

Drejtori i “SkyAlert”, Alvaro Velasco tregon se ka pasur një rritje të menjëhershme të kërkesave, pas lëkundjeve vdekjeprurëse të tokës në Mexico City.

Gjetja e një modeli të qëndrueshëm biznesi për aplikacionin monitorues të tërmeteve ka qenë sfidë më vete, edhe për faktin se rregullat e reja të hyra në fuqi në Mexico City e kanë kufizuar aftësinë e “SkyAlert” për të përfituar fonde përmes financimit publik.

Ai konkurron me ish-partnerin e vjetër, sistemin zyrtar paralajmërues të Meksikës, të drejtuar nga mekanizimi qeveritar jofitimprures “CIRES”, i cili u krijua pas tërmetit shkatërrimtar të vitit 1985, që vrau me mijëra vetë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej