Mariach-it e Meksikës kanë thyer rekordin Guiness të mbajtur më parë nga Kanadaja për mozaikun më të madh të punuar me sombrero. Sipas zyrtarëve, janë përdorur 2.684 pjesë dekorative për mozaikun me sombrero, duke e mundur lehtësisht Kanadanë, e cila e mbante rekordin botëror me 2.030.Mozaiku i veçantë do të qëndrojë në Meksikë deri në datën 4 shtator dhe më pas do të udhëtojë nëpër botë, për të gjithë ata që duan ta shohin këtë krijim më nga afër. Muzika tradicionale e mariachi-ve është e renditur në listën e trashëgimive kulturore të UNESCO-s.
“Ju duam”, Sara dhe Bardhi shfaqen bashkë pranë njëri-tjetrit –
Sara Gjordeni gjatë kësaj kohe ka qenë një nga emrat më të përfolur në media. Kjo për shkak të situatës...