Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Megi, vajza e Jozefina Topallit mbron Nikollën

Nga Rexhina Biba 0

Vajza e ish-kryetares së Kuvendit, Megi Topalli ka dalë krahë zërave që dënojnë sulmin me salcë ndaj ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.
Nëpërmjet një statusi në Facebook Megi e cilësoi të shëmtuar sulmin ndaj ministres, pavarësisht se dhe ajo shprehet kundra ligjit të arsimit.
Por, pavarësisht kësaj, vajza e Jozefina Topallit shtoi se është kundra ndalimit të vajzës dhe pse nuk bie dakort me sjelljet e studentes, pasi sipas saj e keqja e politikës së sotme nuk është zonja Lindita, por korrupsioni.

Postimi i plotë i megi Topallit:
Une jam kundra ligjit te arsimit. Kam patur verejtje dje, kam shume verejtje dhe sot, dhe po, jam pro cdo proteste paqesore…por dhunen e refuzoj ne te gjitha format e saj.
Sulmi ndaj Znj. Lindita Nikolla, ministre e arsimit, per mua eshte i shemtuar. Ideja per te qelluar ndaj nje zonje, nje nene, eshte vetem shenje dobesie…nuk eshte kjo gjuha e te rinjve dhe te rejave kunder padrejtesive.
Megjithate une jam dhe kundra ndalimit te kesaj vajze, pavaresisht se nuk bie dakort me sjelljet radikale.
Nuk eshte zonja Lindita e keqja e politikes se sotme.
E keqja ka nje emer- ajo quhet korrupsion.
Aty fillon e keqja, aty e kane rrenjen varferia, droga, papunesia dhe humbja e shpreses.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>