Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët kur i lë treni, kurrë nuk thonë u vonuam, por na iku".
                                                                                        -Faik Konica

Meghan Markle dhe rregullat mbretërore që po e tensionojnë

Nga Klodiana 0

Është bërë dukesha e Sussex prej vetëm dy muajsh, por të bërit pjesë e familjes mbretërore angleze, nuk është kaq e lehtë për Meghan Markle.

Gruaja e princit Harry, duket se e ka të vështirë që të kuptojë disa nga rregullat mbretërore.

Gjatë këtyre muajve ish-aktorja amerikane, është shoqëruar kudo nga asistentja historike e mbretëreshës Elizabeth, Samantha Cohen e njohur ndryshe si “The Panther”.

Edhe i shoqi Harry e ka ndihmuar me sa mundet, por ka disa rregulla që ajo nuk i kupton mirë.

“Bëhet fjalë për disa rregulla të etikës mbretërore, të vështira për tu kuptuar dhe pranua. Një prej tyre është fakti që mbretëresha preferon që pjesëtaret e familjes mbretërore të veshin fustane poshtë gjurit dhe jo pantallona”, tha një burim për revistën “People”.

Një tjetër rregull me të cilin nuk po përshtatet dot, është fakti se Meghan e ka të ndaluar të kryqëzojë këmbët dhe këtë gjë e ka bërë në disa evente zyrtare, shkruan noa.al.

Dukesha këmbëngul që të ruaj disi nga spontaniteti i saj, por kjo gjë ka ndeshur në kritika. Mbetet për t’u parë se si do të jetë përshtatja e saj me familjen mbretërore.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej