Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Mediat spanjolle: Shqiptarët të dytët për shfrytëzim prostitucioni

Nga Klodiana 0

Sipas statistikave të publikuara së fundmi nga mediat spanjolle, shqiptarët janë të dytët për sa i përket numrit të të arrestuarve për shfrytëzim prostitucioni në Spanjë.

Madje dhe sot në ditën evropiane kundër trafikimit të qenieve njerëzore, policia spanjolle thotë se ka realizuar gjithsej 536 operacione kundër shfrytëzimit seksual, duke çuar në pranga 1,219 njerëz, kryesisht nga Spanja, Shqipëria, Nigeria dhe Kina, shkruan El Culus.

Të dhënat vijnë ndërsa në Spanjë u organizua një tjetër operacion sot në bashkëpunim me Europol, duke shkatërruar një rrjet kriminal i dedikuar për trafikimin e personave me qëllim shfrytëzimin, duke çuar në pranga 15 persona.

Arrestimet u realizuan në tri provinca spanjolle: tetë prej tyre në Palma de Mallorca, pesë në Alicante dhe dy të tjerë në Las Palmas de Gran Canaria. Agjentët gjithashtu kanë liruar pesë viktima të cilët ishin të detyruar të paguajnë një borxh prej 35,000 euro.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej