Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Mediat italiane/ Arrestohet mjeku rus në Tiranë, merrej me trafik organesh

Nga Rexhina Biba 0

Arrestohet në Tiranë mjeku rus rus Boris Wolfman, administrator i një klinike klandestine mjekësore në Kosovë, e dyshuar se merrej me transplantimin ilegal të organeve njerëzore e shitjen e tyre në tregun e zi në të gjithë botën.

Lajmin e bën të ditur media italiane RaiNews, ku sipas tyre dhuruesit e organeve janë kryesisht shtetas rus dhe nga vende të tjera të Bashkimit Sovjetik.

Klinika i premtonte dhuruesve të organeve 15 mijë euro për një veshkë të shitur, por pas transplatimit të organit ata nuk kanë marrë asnjë lekë.

Boris Wolfman, është mbajtës i dy nënshtetësive ruse e izraelite.

Klinika në pronësi të mjekut rus Boris Wolfman, quhej Medicus dhe pronarët e saj  janë dënuar me 7-8 vjet burg.

Mjeku Boris Wolfamn, akuzohet për rreth 30 operacione transplatimi ilegal organësh.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej