Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Mediat greke: Pa ushtri Edi Rama kërcënon BE për paqëndrueshmëri

Nga Klodiana 0

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk mund të përjashtohet nëse perspektiva për anëtarësimin e Ballkanit në BE venitet, kanë reaguar mediat greke.

“Edi Rama “një hic” në hartë i cili nuk nguron të kërcënojë Bashkimin Europian me paqëndrueshmëri nqs nuk pranohet në BE”, e nis artikullin e përditshmja greke “Tribune”.

Media greke paralajmëron se nëse negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian do të ndalonin, atëherë kjo do të sillte paqëndrueshmëri në Europë, duke nënvizuar që është “një mungesë  kuptimi apo njohurie për të mos e kuptuar se kjo zonë ka nevojë për Evropën, si Evropa ka nevojë për zonën e sigurisë dhe stabilitetit.”

Kryeministri shqiptar nuk e konsideron si një skenar për një luftë të re në rajon. Dhe se si do të bëhet luftë në rajon? Me kallash dhe granata? Kjo është një luftë bande dhe i vetmi vend që mund të bëjë luftë është greqia, sepse Greqia ka ushtri, por Greqia është një vend i paqes dhe i sigurisë.

Për më tepër gjithashtu as Rama nuk do një luftë edhe për një arsye tjetër. Sepse në qoftë se kjo ndodh atëherë do të jetë Greqia ajo që do të ndërhyjë për të rivendosur paqen.

Dhe atëherë është e sigurt se Rama nuk do të përballet thjesht me Gjykatën e Lartë të vendit të tij, por me Gjykatën ndërkombëtare.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej