Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Mediat greke: Edi Rama shënoi fitoren e parë ndaj Greqisë

Nga Media 0

rama-kotzias

“Protothema” komenton raportin e KE-së që rekomandon hapjen e  negociatave me Shqipërinë: Nuk pati asnjë ndikim kërcënimi i shefit të diplomacisë greke për të ndalur integrimin e Shqipërisë

“Edi Rama ka arritur fitoren e parë ndaj Greqisë”, kështu shkruan një ndër gazetat më të mëdha greke, “Protothema”.

Media greke shkruan se Bashkimi Europian publikoi një raport mjaft pozitiv ndaj Shqipërisë pa marrë parasysh atë çfarë po ndodh në Himarë, ku sipas tyre po shkelen të drejtat e minoritetit grek. Në artikullin e gazetës “Protothema” theksohet se nuk ka shkaktuar asnjë problem për Brukselin, kërcënim i shefit të diplomacisë greke, për bllokim të rrugës europiane për Shqipërinë.

“Në progres raportin e Komisionit Europian për mbrojtjen e të drejtave të njeriut vlerësohet se Shqipëria është gjerësisht në përputhje me standardet europiane.

Përveç kësaj, raporti i Komisionit Europian thekson rolin konstruktiv të Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal dhe ruajtjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore me të gjitha vendet në rajon, por edhe në pjesëmarrjen e nismave rajonale, ku, ndër të tjera, përfshin bashkëpunimin për krizën e emigrantëve në Ballkan”, shkruan gazeta greke “Protothema”.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>