Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Mediat amerikane në vitin 1901: 12 milje larg Athinës flasin shqip, jo greqisht

Nga Media 0

The Journal JuniorMinneapolis më datën 31 gusht 1901 raportoi se një mësues, në fshatin e Salesit zbuloi që nxënësit e tij nuk kuptonin asnjë fjalë të vetme në greqisht.

Ka ndodhur në vitin 1901, kur një media e rëndësishme në SHBA, raportonte se në një zonë vetëm 12 milje larg Athinës, askush nuk dinte asnjë fjalë greqisht. Në këtë shkrim korrospodenti i The Journal Junior – Minneapolis, raporton se në fshatin Salesi, kurrkush nga nxënësit e fshatit nuk dinte asnjë fjalë greqisht, ata flisnin vetëm shqip. Banorët e këtij fshati, e konsideronin greqishten si gjuhë të huaj. Ky ishte raliteti, në shumë zona të Greqisë, në vitin 1900.

Artikulli është marrë nga gazeta The Journal Junior – Minneapolis, e datës 31 Gusht 1901. Më poshtë botohet një pjesë nga artikulli,  shoqëruar me fotografinë e faqes së gazetës.

The Journal Junior – Minneapolis. 31 gusht 1901

Atje nuk flitet greqisht

Raportim i korespondentit nga Athina

Kushte të veçanta pune pranë Athinës.

Një dukuri shumë e veçantë raportohet nga një fshat vetëm 12 milje larg Athinës.

Një mësues, i cili tashmë është emëruar në fshatin e Salesit për kryerjen e detyrës së tij, zbuloi se nxënësit e tij nuk kuptonin asnjë fjalë të vetme në greqisht, e cila ishte gjuhë e huaj edhe për prindërit e tyre. E vetmja gjuhë që ata flisnin ishte gjuha shqipe. Ai menjëherë u dërgoi letër në ministri se si qëndronte çështja e cila dërgoi një përkthyes për të shpëtuar nga situata…

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej