Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Media: MPJ greke ka dhënë 1 mln euro fond sekret për mediat në Shqipëri e Maqedoni

Nga Klodiana 0

Ministria e jashtme greke raportohet se ka financuar me fondet sekrete mediat në Shqipëri dhe Maqedoni.

Lajmi ka qarkulluar në mediat elektronike greke, në kohën që partia më e madhe opozitare kërkon nga qeveria që të publikohen të gjitha detajet.

Sipas një ligji të iniciuar nga ish ministri i jashtëm, Nikos Kotzias, përdorimi i fondeve sekrete të ministrisë, shqyrtohet nga një komision i parlamentit.

“Shqyrtimi i fundit është bërë më 10 tetor. Dosja që u hap në zyrën e kryetarit të parlamentit përmbante tre kode, për një fond prej 1 milion eurosh,”-shkruan CNN Greek.

“Të njëjtat burime thonë se kodi i parë ishte për para që iu dhanë mediave në Shqipëri, i dytë për media në Shkup dhe i treti për mbështetjen e kishave ortodokse.

Sqarimi që u dha për dy kodet e para, ishte se janë përdorur me qëllim që të publikohen shkrime pozitive për Greqinë dhe të lobohet me gazetarë e drejtues mediash në dy vendet fqinje në dobi të interesave të Greqisë.

Rrjeti citon nënkryetarët e parlamentit që merrnin pjesë në komisionin në fjalë, të kenë thënë se informacioni ishte tepër i përgjithshëm dhe i padetajuar.

Gjithsesi, kryetari i parlamentit Nikos Voutis, tha se “shkakton indinjatë publikimi i gjoja shpenzimeve sekrete të MPJ, ndërsa krijon pikëpyetje serioze mbi qëllimet dhe synimet e politikanëve dhe mediave që i riprodhojnë këto lloj ‘lajmesh’.”

Shfrytëzimi i fondeve sekrete ishte një nga pikat e debatit të ashpër që u zhvillua të martën ndërmjet ministrit të jashtëm dhe ministrit të mbrojtjes Kammenos, që çoi në dorëheqjen e Kotzias.

Partia më e madhe opozitare, Demokracia e Re, ka kërkuar që të publikohen të gjitha detajet nga transaksionet e fondeve sekrete të Ministrisë së Jashtme dhe të Mbrojtjes.

“Menaxhimi i fondeve shtetërore nuk është një çështje që ka të bëjë vetëm me ekuilibrat brenda qeverisë, por i intereson gjithë shoqërisë greke. Qeveria dhe personalisht zoti Tsipras duhet t’u japin përgjigje të pastra qytetarëve”,thuhet në deklaratën e Demokracisë së Re.

Vetë qeveria ka akuzuar partinë më të madhe opozitare dhe kryetarin e saj, Kyriakos Mitsotakis. “Publikimi i gjoja informacioneve mbi disponimin e fondeve sekrete dëmton direkt interesat kombëtarë dhe është rezultat i mizerablitetit të Demokracisë së Re dhe zotit Mitsotakis”, nënvizon zyra e shtypit e kryeministrit grek.

“Nëse zoti Mitsotakis dëshiron të informohet për fondet sekrete, të kërkojë menjëherë takim me kryeministrin”, përfundon reagimi i qeverisë.

/Ora News.tv/

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej