Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Media italiane: Ana tjetër e emigracionit, historia e sipërmarrëses shqiptare, Sonila Alushi

Nga Media 0

Italia po përballet me një fluks refugjatësh, çështje që vë në diskutim të vazhdueshëm politikat e vendit fqinj ndaj emigrantëve. Ndërsa para shumë vitesh Italia është përballur me emigracionin masiv të shqiptarëve, tashmë afrikanët janë ata që kërkojnë shpresën tek fqinji ynë.
Media italiane lacnews24 interviston sipërmarrësen shqiptare Sonila Alushi. Ajo rrëfen se shkoi në Itali për të studiuar, gjë që u bë e mundur falë ndihmës që i ofroi xhaxhai që kishte mbërritur atje me gomone.
Sonila tregon për lacnews24: “Fillimet i kam pasur shumë të vështira. Kur mbërrita këtu kam hasur edhe njerëz që nuk na mikpritën. Për fat të keq ne shqiptarët kemi qenë të sigmatizuar, shumë shpesh të qenit shqiptar lidhej me kriminalitetin. Atë që kemi jetuar ne, po e përjetojnë afrikanët. Imazhi i gruas shqiptare ka qenë i lidhur me imoralitetin. Mesazhi që kam për të rinjtë eshtë që të mos kenë frikë nga diversiteti. Duhet ta shohin integrimin si një çështje që i përket të gjithëve dhe jo vetëm atyre që vijnë në Itali. Nuk duhet të kemi frikë nga tjetri.”
Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej