Ka than' i moçmi: 

“Kur një komb e humb gjuhën, humb dhe veten"

                                                                                       -Sami Frasheri

Media greke citon Idrizin: Grekët do të pretendojnë tokën shqiptare me varret e ushtarëve grekë

Nga Media 0

Kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi gjatë një interviste në Fax Tv deklaroi se  familjarët grekë nuk i marrin trupat e ushtarëve në vendin e tyre pasi pas disa vitesh, duke u bazuar në parimin “ku kemi varrezat, kemi atdheun”, do pretendojnë territoret shqiptare.

Kjo deklaratë ka bërë jehonë edhe në mediat greke ku “Echedoros” duke cituar Idrizin shkruan: “Grekët do të pretendojnë tokën shqiptare me varret e ushtarëve grekë”.

Shkrimi i “Echedoros”

Kryetari i partisë PDIU tha për FaxTV se ndërtimi i varreve për ushtarët grekë në Shqipëri shkel të gjitha konventat ndërkombëtare.

Sipas Idrizit familjarët grekë duke mos marrë trupat e ushtarëve të vdekur nga Shqipëria, pas disa vjetësh, duke u bazuar në parimin “ku kemi një varrezë, kemi një atdhe”, do të pretendojnë territorin shqiptar. Ai bëri thirrje për parimin e reciprocitetit mes dy vendeve.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej